IPKO Superliga

Feronikeli apo Prishtina? Në “Rexhep Rexhepi” hapet shampanja e titullit

Po mbërrin çasti i madh në IPKO Superligën e Kosovës, ku sot, në përfundim të javës së fundit të kampionatit, do të mësohet kampionia e re, që do të ulë nga froni Dritën e Gjilanit. Pas një garë të ethshme prej 32-javës, Feronikeli dhe Prishtina do të lajnë “hesapet” në finalen e sezonit, në orën 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani është dyfish favorite, pasi e pret Prishtinën në fushën e saj si dhe me një epërsi prej dy pikësh në renditjen e përgjithshme, çka do të thotë se edhe barazimi e shpall Niklin kampion të Kosovës.

Për herë të fundit, Feronikeli e fitoi titullin në vitin 2015, kurse Prishtina në vitin 2013. Në rast se triumfon Feronikeli, do të ishte titulli i tretë, kurse për Prishtinën i teti i pasluftës.

Në “Rexhep Rexhepi” do të krijohet një atmosferë elektrizuese, ku sigurisht jo të gjithë tifozët e interesuar, nga të dyja skuadrat, do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në stadium për shkak të kapacitetit të vogël.

Gara e ashpër edhe për t’iu shmangur zonës së barazhit. Gjilani, skuadra më e rrezikuar, pasi ka 37 pikë, luan në transfertë me Ferizajn, që e ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitë. Ballkani, që ka grumbulluar një pikë me shumë se Gjilani, pret Dritën, tashmë pa motivim, Drenica ka avantazhin se luan me Lirinë tashmë të rënë, ndërsa Flamurtari pret Llapin, që është i blinduar në vendin e tretë.

 

Java 33, ora 16:00

Ferizaj – Gjilani

Flamurtari – KF Llapi

KF Ballkani – Drita

KF Feronikeli – Prishtina

Liria – Drenica

Trepca 89 – Kek-U

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency