Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli bën “vetëvrasje”, fitojnë Prishtina dhe Llapi, ndizet gara për titull

Çfarë gafe e Feronikelit në takimin me Ferizajn në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ekipi kryesues i IPKO Superligës së Kosovës u mposht me përmbysje 1-2 nga ekipi mysafir, që merr në këtë mënyrë tri pikë shumë të vlefshme qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.
Goli i i vendasve, i realizuar nga Prekazi në fund të pjesës së parë pas një goditjeje standarde dha përshtypjes që skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli do të pësonte humbjen e radhës, por çudia ndodhi gjatë 45 minutave të dytë. Në të 78-ën, Krasniqi realizoi golin e barazimit ndërsa në minutat e fundit shtesë, teka Feronikeli po përpiqej me çdo mënyrë për të gjetur sërish golin, realizoi të dytin, që la tepër të zhgënjyer të pranishmit në “Rexhep Rexhepi”.
Kjo humbje mund t’i kushtojë shumë Feronikelit për objektivin final, pasi u arrit në kuotën e 62 pikëve mga Prishtina, që u mjaftua me një fitore minimale ndaj KEK-ut, teksa golin e vetëm të sfidës e realizoi Boshnjaku.
Fitore e vuajtur por me shumë vlera ajo e Llapit 2-1 në Podujevë ndaj Gjilanit. Në pjesën e parë realizoi për skuadrën e drejtuar nga Batatina Mentor Zhdrella, por Gjilani reagoi në fillim të fraksionit të dytë, duke barazuar me golin e Endri Maganit. Në minutat e mbetura Llapi e ruajti përqendrimin dhe në minutën e 76-të shënoi golin e fitores me Behar Maliqin. Llapi me këtë fitore i shton shanset për titullin, pasi diferenca me dy skuadrat kryesuese është vetëm 3 pikë (62/59).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...