Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli dhe Llapi bëjnë detyrën, nuk përmbahet Ferizaj!

Asnjë surprizat në sfidat e dy prej tre skuadrave kryesuese të kësaj të shtune në IPKO Superligën e Kosovës. Java e 29-të nisi me fitore për kryesuesit e Feronikelit që kaluan lehtësisht 2-0 në shtëpi Gjilanin, ndërkohë që Llapi edhe pse me vështirësi mposhti 1-0 Dritën duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 2-të në pritje të ndeshjes së Prishtinës. Në Drenas dy gola në pjesën e parë të sulmuesit Kastriot Rexha dhe mesfushorit brazilian Jean Carioca vendosën fatet e takimit Feronikeli-Gjilani me vendasit që pas kësaj fitoreje u ngjitën në kuotën e 68 pikëve dhe për momentin kryesojnë të vetëm klasifikimin. Në krahun tjetër vazhdon të mos ngrejë kokë Gjilani i Gentjan Mezanit që pas kësaj disfate të tretë rresht rrezikon seriozisht ta shohë veten në zonën play-out në fund të kampionatit. Një gol në minutën e 72-të i Alidemaj i dha fitoren e 6-të radhazi Llapit të Tahir Batatinës që vazhdon të mos gabojë dhe të ndjekë hap pas hapi Feronikelin dhe Prishtinën. Në ndeshjen tjetër atë për mbijetesë Ferizaj konfirmoi momentin fantastik që po kalon duke fituar 2-4 në transfertën ndaj Ballkanit. Falë fitores së 3-të radhazi Ferizaj tashmë e sheh veten të shpëtuar dhe jashtë zonës play-out.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...