Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli dhe Prishtina demonstrojnë forcën, kreu i renditjes nuk ndryshon

Nuk ka surpriza në dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës, me protagonistë skuadrat kryesuese, Feronikeli dhe Prishtina, që i fituan sfidat e tyre respektivisht 0-4 me Lirinë dhe 0-2 me Ferizajn.

Skuadra nga Drenasi e ktheu në stërvitore takimin e luajtur në stadiumin “Përparim Thaçi” me prizrenasit. Pjesa e parë u mbyll 0-2 me dy gola të Kastriot Rexhës në minutat 9’ dhe 37’.

Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani e gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën me Zekën dhe Dabiqajn. Një ndeshje e dobët e zhvilluar në Liria, që gjithsesi mund të ngushëllohet nga fakti që edhe rivalët e saj për mbijetesë, Ferizaj dhe Flamurtari u mposhtën në këtë javë.

Ashtu sikurse Feronikeli, edhe Prishtina mori tri pikë jashtë shtëpisë, duke dituar 0-2 ndaj Ferizajt. Deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt ndeshja ishte e hapur, teksa bardhekaltrit kryesonin  me gol të Korenicës në pjesën e parë, por po vuanin presionin e vendësve. Golin e sigurisë për skuadrën e Josës e realizoi Thaçi me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë nga distanca e largët.

Në përfundim të javës së 26-të skuadrat kryesuese ruajnë pozicionet e tyre. Feronikeli është i pari me 62 pikë, ndjek Prishtina me 59, ndërsa Llapi mbetet i treti me 57 pikë.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...