Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli e Prishtina nuk ndalen, 6 fitore radhazi për skuadrën e Josës

Fitore minimale për Feronikelin dhe Prishtinën që vijonë duelin në distancë për kreun e renditjes edhe pas ndeshjeve të javës së 14-të. Në transfertat e vështira ndaj Ballkanit dhe Drenicës, dy skuadrat më të mira deri tani të kampionatit bënë detyrën duke marrë fitore me shumë peshë me rezultatin identik 0-1. Një gol i Kastriot Rexhës i dha fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës nga Drenasi që falë suksesit ndaj Ballkanit u ngjit në kuotën e 32 pikëve. Më të vështirë e pati Prishtina që ndaj Drenicës triumfoi vetëm në fund me një gol të minutës së 89-të nga Basit Khalid. Me këtë sukses skuadra e Josës regjistroi fitoren e 6-të radhazi dhe ruajti distancën prej -2 pikësh ndaj Feronikelit kryesues në klasifikim. Ishte dita e skuadrave udhëtuese në Kosovë sepse edhe Flamurtari mori tre pikë të arta falë fitores 3-4 në transfertën ndaj KEK-ut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...