Futbollisti nga akademia e Feronikelit, Ardi Qorri, do të nënshkruajë kontratë me ekipin e parë, që nga janari 2020.
Qorri ka kohë që po stërvitet me ekipin e parë dhe puna e tij e mirë në fushë u vërejt nga shtabi teknik. që ka vendosur ta shpërblejë me kontratë profesionale.
Feronikeli, përveç transferimeve të reja, synimin kryesor e ka nxjerrjen e futbollistëve të talentuar nga akademia dhe si politikë e klubit është avancimi i futbollistëve nga moshat tek ekipi i parë. Synimi është që 1 deri 2 futbollistë për çdo vit të kalojnë nga akademia në ekipin e parë.