Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli i merr pikë Prishtinës në “Fadil Vokrri”, ruhet diferenca

Feronikeli ndal serinë e fitoreve radhazi, duke barazuar 1-1 në “Fadil Vokrrin” me Prishtinën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 21-të të IPKO Superligës së Kosovës.

U zhvillua një ndeshje me nivel të kënaqshëm nga të dyja skuadrat, me raste të shumta në portat respektive, por gjithsesi nuk pati një fitues.

Feronikeli u shfaq më i rrezikshëm në fillim me Mendurim Hotin (7) dhe pastaj me Kastriot Rexhën (14’), megjithatë golin që zhbllokoi takimin e shënoi Prishtina me anë të Leutrim Bekteshit (17’), i cili shënoi pas harkimit nga Armend Thaqi. Në vazhdim vendasit morën lojën në duar, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Rexha tentoi edhe një herë golin për mysafirët, ndërsa Hoti shënoi në minutën e 65-të pasi u shërbye nga Arbër Prekazi.

Vlen të theksohet se nga minuta e 57-të Prishtina luajti me një lojtar më pak, pasi Leutrim Bekteshi u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Feronikeli me këtë pikë të marrë në Prishtinë ruan diferencën prej 5 pikësh me kryeqytetasit, që tashmë janë barazuar me pikë nga Llapi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...