Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli me 5 yje, kryeson i vetëm, fiton edhe Llapi

5 gola për të kryesuar i vetëm klasifikimin e Ipko Superligës së Kosovës të paktën vetëm për një ditë. Në Drenas Feronikeli shpartalloi Ferizajn me rezultatin e thellë 5-0, në një ndeshje të dominuar nga kampionët në fuqi të Kosovës, nga fillimi deri në fund. Gjigandi i sulmit Kastriot Rexha shënoi dy herë për Feronikelin në harkun e 12 minutave ndërsa në të 22-ën Jashari ia bëri më të lehta gjërat skuadrës së trajnerit malazez Dejan Vukicevic pasi la Ferizajn me 10 lojtarë në fushë. Pa u mbyllur ende pjesa e parë, Feronikeli shënoi edhe të tretin me Mendurim Hotin. Në pjesën e dytë Haxhi Neziraj i ardhur këtë verë nga Drita shënoi edhe dy herë të tjera për ekipin nga Drenasi që triumfoi 5-0 në këtë ndeshje dhe u ngjit në kuotën e 15 pikëve. Fitore e vështirë për Llapin ndërkohë që mposhti në Podujevë 2-1 Dukagjinin e vendit të fundit. Mujkic dhe Pefqeli  ishin autorët e golave për Llapin që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 14 pikëve,1 më pak se Feronikeli kryesues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...