Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli ndaj Gjilanit për të shkuar sërish në +5, Prishtina synon rikthimin te fitorja!

Mjaftoi një barazim i Feronikelit ndaj Prishtinës që gara për titull në Ipko Superligën e Kosovës të bëhej më e nxehtë se kurrë. Tashmë Llapi është vetëm 2 pikë larg skuadrës nga Drenasi ndërkohë që lufta për titull do të jetë një garë treshe. Gjithsesi llapjanët kanë zhvilluar një ndeshje më shumë, prandaj për Feronikelin e Zekirija Ramadanit, fitorja ndaj Gjilanit sot në shtëpi është e domosdoshme për ta thelluar sërish në +5 pikë avantazhin ndaj ndjekësve më të afërt, duke patur parasysh faktin që edhe Prishtina ka një ndeshje të lehtë në letër pasi sfidon KEK-un e vendit të fundit në transfertë. Duke filluar prej orës 13:30 në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni emocionet e javës së 22-të të Ipko Superligës së Kosovës që është e fundit për këtë fazë të dytë. Në Supersport nuk do të mungojë as dueli i drejtpërdrejtë për mbijetesën që do të mbyllë javën ai mes Flamurtarit dhe Ballkanit që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet në orën 16:45, ndërkohë që sot luhet edhe sfida Liria-Drenica.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...