Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli nuk gabon ndaj Llapit, Prishtina goleadë ndaj Lirisë, Trepça mposht Dritën

Feronikeli konfirmohet si pretendenti kryesor për titullin kampion të Kosovës, teksa sot mposhti Llapin me rezultatin 2-0 dhe nxori nga gara për kreun, skuadrën nga Podujeva.

Skuadra nga Drenasi e nisi mjaft mirë takimin dhe zhbllokoi sfidën me Hotin në minutën e 29’, ndërsa goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 90’, i shënuar nga sulmuesi Astrit Fazliu.

Me këtë fitore, tërësisht të merituar, Feronikeli ruan kreun e renditjes me 45 pikë, dy më tepër se Prishtina e vendit të dytë dhe 7 më tepër se Llapi i vendit të tretë.

Edhe Prishtina, pas humbjes në derbi me Flamurtarin, bëri autokritikë sot përballë Lirisë së Prizrenit, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Mankenda, Thaçi, Korenica dhe Hoxha shënuan për skuadrën kryeqytetase, të drejtuar nga Mirel Josa, e cila vijon të ruajë ritmin e Feronikelit, me dy pikë më pak në renditje.

Sfida tjetër e ditës së sotme, ajo e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, mes Trepçës ’89 dhe Dritës, u fitua nga vendasit me rezultatin minimal 1-0. Goli për skuadrën nga Mitrovica u shënua nga Renato Hyshmeri në pjesën e parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...