Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli, pranë nënshkrimit me një trajner të huaj

Feronikeli do të prezantojë së shpejti pasuesin e Zekirija Ramadanit, i cili u largua nga ekipi nga Drenasi menjëherë pas eliminimit nga Slovan Bratislava në Europa League. Nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, kampionët e IPKO Suprligës së Kosovës kanë sqaruar se trajneri i ri do të jetë i huaj, duke hedhur poshtë lajmet e fundit se është arritur marrëveshja me të mirënjohurin Bilbil Sokoli.

“KF Feronikeli hedh poshtë spekulimet e medieve kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bilbil Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të.

KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij.

Lusim mediet se para se të bëjnë lajme të marrin informacione nga klubi, i cili është i hapur për të gjithë të interesuarit. Po ashtu të gjitha informacionet e klubit mund t’i gjeni në kohë reale në uebfaqen tonë feronikelifc.com”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...