Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli-Prishtina, një supersfidë për të mos u humbur

????????????????????????????????????

Sezonin e kaluar sfida mes tyre në javën e fundit vendosi çështjen e titullit kampion ndërsa këtë sezon kalendari i ka vendosur shumë shpejtë përballë. Feronikeli pret Prishtinën në javën e 3-të të Ipko Superligës së Kosovës me kryeqytetasit që do të kërkojnë hakmarrjen për titullin e humbur por edhe fitoren e parë në këtë sezon. Pas 2 javëve të para Feronikeli që ka ndryshuar trajner dhe ka në stol malazezin Dejan Vukcevic ka marrë vetëm 3 pikë, ndërsa Prishtina që vazhdon të ketë në stol Mirel Josën vetëm 1 pikë por ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Bardhekaltrit janë më të freskët pasi javën e kaluar e bënë pushim por në këtë fazë të sezonit kur lojtarët ende nuk kanë arritur formën e tyre më të mirë fizike ndalesat nuk sjellin asgjë të mirë. Kryeqytetasit janë forcuar më shumë në merkato ndërkohë që Feronikeli ka ruajtur grupin që u shpall kampion sezonin e kaluar, kështu që edhe gjatë këtij viti synon trofeun e kampionit. Në Drenas parashikohet një ndeshje shumë e luftuar mes dy skuadrave të uritura për të fituar, prandaj spektakli do të jetë i garantuar. Në orën 16:00 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni dhe duelin Llapi-Ballkani ku vendasit janë favoritë për të marrë tre pikët edhe pse miqtë kanë surprizuar në këtë fillim sezoni duke grumbulluar 4 pikë në 2 ndeshje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...