Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Feronikeli rikthehet te fitorja, barazim spektakolar mes Vushtrisë dhe Drenicës

Feronikeli rikthehet te fitorja dhe ngjitet në vendin e 3-të të Ipko Superligës së Kosovës. Kampionët në fuqi mposhtën 2-1 në Drenas, Flamurtarin duke regjistruar fitoren e 3-të në po aq ndeshje në shtëpinë e tyre këtë sezon. Pas 5 javëve të para Feronikeli ka 9 pikë, 3 më pak se Gjilani kryesues. Golat për skuadrën nga Drenasi u shënuan të dy nga Mendurim Hoti ndërkohë që Shend Kelmendi u përpoq të rikthente në ndeshje Flamurtarin me golin e 2-1 në minutën e 72-të, por vetëm kaq për kryeqytetasit.

Fundoset akoma më shumë në fund të tabelës Dukagjini që u mposht në shtëpi 0-1 nga Ferizaj. Këta të fundit u rikthyen te fitorja në kampionat falë golit të Sadriut në minutën e 84-të. Pas javës së 5-të Dukagjini mbeti në kuotën e 1 pike, ndërsa Ferizaj u ngjit në kuotën e 6 të tillave. Gola dhe finalizime spektakolare në ndeshjen tjetër mes Vushtrisë dhe Drenicës që përfundoi në barazim 2-2. Miqtë ishin dy herë në avantazh falë rrjetave të Elshanit dhe Harmon, por braziliani De Paul dhe mbrojtësi i talentuar Nertil Hoxhaj me dy supergola i dhanë një pikë Vushtrisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...