Pas disa rezultatesh negative radhazi, skuadra e Feronikelit është rikthyer te fitorja, pasi ka triumfuar me rezultatin e thellë 0-3 në transfertën ndaj Arbërisë.
Ekipi nga Drenasi ,që drejtohet nga ish mesfushori i Shqipërisë, Klodian Duro, dominoi takimin dhe mori tri pikë të merituara, që i japin disi qetësi dhe e largojnë nga zona e ftohtë.
Malaj dhe Hoti shënuan në pjesën e parë për skuadrën e Feronikelit, ndërsa 12 minuta para fundit ishte Kojasevic që vulosi triumfon 0-3, duke ngjitur ekipin nga Drenasi në kuotën e 27 pikëve.
Takimi tjetër i javës së 22-të në IPKO Superligën e Kosovës, ishte ai mes Drenicës dhe Gjilanit, që u mbyll në barazim pa gola. Pas 22 javësh, IPKO Superliga kryesohet nga Drita me 47 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 45 e Prishtina me 44.
Kujtojmë që sonte në orën 20:00 do të vijë në ekranin e SuperSport 5 emisioni “Koha Shtesë”, nën drejtimi ne gazetares Elmira Sadrija dhe me praninë e specialistëve e analistëve të futbollit, që do të diskutojnë për takimet e javës së 22-të.
