Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari apelon vendimin, Vettel do me çdo kusht fitoren në Kanada!

Ferrari nuk dorëzohet dhe ka vendosur të apelojë vendimin e komisarëve të garës në Çmimin e Madh të Kanadasë të cilët i dhanë një penallti prej 5 sekondash, gjermanit Sebastian Vettel duke i hequr fitoren nga duart pilotit të skuadrës italiane. Vettel bëri një manovër të rrezikshme në daljen e tij nga pit stopi për të mbrotjur pozicionin e parë të cilin e kishte mbajtur gjatë gjithë garës duke rrezikuar përplasjen me Hamilton që vinte nga pas. Hyrja në pistë e gjermanit u konsiderua e rrezikshme nga komisarët e garës në Montreal dhe për këtë arsye ai u penalizua me 5 sekonda dhe pavarsisht se i mbylli garën i pari në fund fitorja i shkoi pilotit anglez. Vettel nuk pranoi këtë vendim duke bërë skena të pahijshme në fund të garës ndërkohë që Ferrari e ka çuar në Apel këtë çështje me shpresën se veprimi i Vettel do të cilësohet i rregullt dhe do i hiqet penalizimi për ta marrë fitoren që në pistë e arriti me meritë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...