Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari bind edhe në ditën e dytë të testeve, këtë herë shkëlqen Leclerc!

2019-ta ka nisur në mënyrën më të mirë për Ferrarin, me tifozët e kokëkuqes që shpresojnë se ky do të jetë sezoni i tyre. Edhe në ditën e dytë të testeve zyrtare në Formula 1, Ferrari ishte makina më e shpejtë në pistë. Në timonin e “kokëkuqes” u ul sot Charles Leclerc, por “muzika” nuk ndryshoi (zhvilloi 157 xhiro). 21-vjeçari dha kohën 1’18”247, një kohë e ngjashme me atë të Vettel, një ditë më parë, çka konfirmoi se makina italiane është për momentin më e mira.

Vijon të surprizojë makina McLaren, që u rendit në vendin e dytë me britanikun Lando Norris (104 xhiro), që ishte 3 të dhjetat më i avashtë se Leclerc. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua sot Kevin Magnussen me makinën Haas, një tjetër surprizë e ditës së sotme.Edhe sot nuk zbriti në pistë makina Williams, e vetmja që nuk ka realizuar ende asnjë xhiro gjatë testeve. Vijon të zhgënjejë makina Mercedes, shumë larg Ferrarit gjatë dy ditëve të para të testeve dimërore që po zhvillohen në pistën spanjolle të Montmelo, në Barcelonë. Edhe sot makinën gjermane e testuan të dy pilotët.

Bottas realizoi 89 xhiro, duke u renditur në vendin e 6-të, me +1.3 sekonda karshi Leclerc. Ndërsa Hamilton ishte edhe më i avashtë, duke u klasifikuar në vendin e 10-të, me +1.6 sekonda, duke realizuar në total 74 xhiro. Testet do të vijojnë edhe nesër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...