Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari “blindon” deri në vitin 2024 Leclerc: Jam shumë i lumtur, pres me padurim…

Një kontratë të re 5-vjeçare si dhuratë për festën e Krishtlindjes. Ferrari “blindon” zyrtarisht Charles Leclerc deri në vitin 2024. Zyrtarizimi i marrëveshjes së re u bë mëngjesin e kësaj të hëne, me pagën e pilotit francez të trefishuar. Pra, kontrata ekzistuese me “Kokëkuqen”, që skadonte në vitin 2021, është zgjatur edhe tre vite të tjera.

Kampionati i parë botëror me Ferrarin ishte shumë pozitiv për Leclerc, i cili e mbylli në vendin e katërt me 2 Çmime të Mëdha dhe 7 “pole position”. Bëri më mirë se shoku i tij i skuadrës, gjermani Vettel, që fiton 35 milionë euro në vit. Kjo ishte një arsye më shumë pse i duhet rritur ndjeshëm paga.

Menjëherë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re, vijnë edhe fjalët e Leclerc:

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën me Ferrarin. Sezoni që mbylla si pilot i skuadrës më prestigjioze në Formula 1 ishte për mua si ëndërr. Po pres me padurim ta thelloj marrëdhënien, tashmë të fortë, që më mban të lidhur me skuadrën pas një viti 2019 intensiv dhe plot emocione. E pres me padurim të ardhmen, gati për të nisur sezonin e ri.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...