Formula 1

Ferrari ekspozitë për Schumacherin në 50-vjetorin e lindjes

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher do të festojë 50-vjetorin e tij më 3 Janar të vitit 2019, edhe pse në kushte jo të zakonshme. Për këtë arsye, në Muzeun “Ferrari” është krijuar një hapësirë për hapjen e një ekspozite në nder të 7 herë kampionit të botës.

Kjo është mënyra më e mirë, e gjetur nga “Kokëkuqja” italiane, për të shprehur të gjithë mirënjohjen në drejtim të Schumacherit, që tashmë e ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e kësaj skuadre të Formulës 1.

Në 11 sezone me Ferrarin, periudha 1996-2006, piloti gjerman fitoi 5 tituj për pilotë radhazi, në periudhën 2000-2004, ndërkohë që ndihmoi edhe skuadrën italiane të fitojë 6 tituj për konstruktorë.

Në Muzeun “Ferrari”, që do të quhet “Michael 50” dhe që hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të ekspozohen të gjitha momentet e paharruara që 7 herë kampioni i botës ua dhuroi tifozëve të kësaj skuadre.

Por jo vetëm kaq. Në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i madh i dhënë nga Michael Schumacher për zhvillimin e makinave GT, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Maranello, si pilot dhe si konsulent.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency