Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari i pafat në Sochi, ia dhuron fitoren Hamiltonit

Një e diel e errët e Ferrarit (pas triumfit në Sigapor), me skuadrën italiane që bën “vetëvrasje” në Çmimin e Madh të Rusisë, duke humbur një garë që u duk se e kishte në kasafortë. Triumfon në Sochi Lewis Hamilton, të cilit fitorja i erdhi si dhuratë nga qielli.

Dy “kokëkuqet” e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme garën, fale një strategjie perfekte të skuadrës, me Vettel që mori kryesimin që në fillim. Mirëpo makina e gjermanit shfaqi një problem teknik, me drejtuesit e garës që urdhëruar futjen në pistë të makinës së sigurisë, duke i dhënë mundësi Hamiltonit që të përfitonte, pasi nuk kishte bërë asnjë pit-stop dhe e pa veten i pari.

Leclerc tentoi gjithçka për të parakaluar pilotin britanik, por në një pistë si kjo e Sochit ishte e pamundur, madje i dyti e kaloi vijën e finishit piloti tjetër I Mercedesit, Bottas.

Hamilton rikthehet te fitorja pas 3 garave, duke forcuar pozitat në krye të klasifikimit të përgjithshëm me 322 pikë, 73 pikë më shumë se Botas dhe +107 nga Leclerc.

Ne vend të katërt u rendit Verstappen, i ndjekur nga Albon.

Mbërritja:

Klasifikimi:

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...