Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari në zi, ndahet nga jeta gjeniu Sergio Marchionne

Ferrari dhe bota e Formula 1 në zi. Ndahet nga jeta në moshën 66- vjeçare Sergio Marchionne. Bota e motorave qan sipërmarësin e spikatur të lindur në qershorin e vitit 1952 në Chieti, gjeniu Marchionne njihet me se shumti për shpëtimin e FIAT nga falimentimi. Ajo që dukej si një utopi, u bë realitet nga Marchionne, që më vonë e shndërroi FIAT në një markë botërore, madje duke punuar deri në momentin e fundit për planet e së ardhmes. Ai njihet si një personazh që ishte i aftë të bënte zgjedhjet e vështira e aspak popullore, por që më vonë rezultuan të guximshme e të suksesshme. Marchionne studioi në Kanada e kishte diploma në filozofi, ekonomi e jurisprudencë, si dhe master në administrim biznes. Në 2014-ën mori në dorë frenat e Ferrarit, ku do duhej të qëndronte deri në vitin 2021. Pas vitit të parë mjaft të vështirë, duke ditur se sa e rëndësishme është një Ferrari në vendet e para të Formula 1, ai bëri një plan investimesh dhe riorganizmi të brendshëm të skuadrës nga Maranello.

Dhe frytet u dhanë gjatë vitit 2017-të si fillim, e duken akoma më shumë gjatë këtij sezoni, ku italianët janë aktualisht kokë për kokë me Mercedes për titullin e konstruktorëve, si dhe atë të pilotëve me Sebastian Vettel. Një menaxher në qendër të vëmëndjes edhe për shkak të lidhjeve të tij politike që nga Obama deri te Trump, ai dikur refuzoi dhe ftesën e Silvio Berlusconit për të kandiduar me qendrën e djathtë. Në 1 qershor 2004-ës, pas vdekjes së njeriut që e solli te FIAT, Umberto Agnelli, u zgjodh si njeriu për të rilindur markën italiane me Luca di Montezemelo president dhe John Elkann zëvëndëspresident. Në shkurt të 2005 ai u bë edhe administrator i deleguar i makinës, e lëshoi planin që parashikoi investime prej 10 miliardë eurosh deri në 2008. Po në të njëjtin vit, për herë të parë pas 5 vitesh, regjistrohet një fitim prej 1.4 miliard eurosh, duke shënuar pikën e kthesës për shoqërinë. Në vitin 2009, shpëtoi Chrysler nga falimentimi, me ndihmën e thesarit amerikan dhe bekimin e vetë presidentit të SHBA-së Barack Obama. Kështu lind Fiat Chrysler Automobiles, prodhuesi i 6 i makinave në botë, me selinë ligjore të transferuar pas 115 vitesh nga Torino në Amsterdam, e kuotuar gjithashtu në bursat e Milanos dhe Ëall Street. Akti i fundit në Balocco ishte njoftimi i arritjes së qëllimit të zerimit të borxheve, si dhe një plan investimesh prej 45 miliardë eurosh ku parashikoi ndërtimin e  makinës të së ardhmes. Një plan i rëndësishëm, të cilin fatkeqsisht Sergio Marchionne nuk do ta shikojë kurrë përfundimin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...