Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari prezanton makinën e re, modeli i ri jep besim për titullin

Ferrari ka prezantuar këtë të martë makinë  e re e cila do të zbresë në pistë në sezonin e ri të Formula 1. Me një model të përmirësuar dhe që pritet të jetë akoma dhe më komod për pilotët, “Kokëkuqja” ka rritur pritshmëritë dhe shpreson që në edicionin e ri të nisë kthesën për t’u rikthyer në majat e garave me makina.

Charles Leclerc e Carlos Sainz do të kenë misionin që të garojnë për titull, një objektiv që te Ferrani nuk e fshehin aspak. Makina e re SF23 ka zbritur në pistën e Fioranos, për të bërë dhe prezantimin zyrtar.

Elementi më i rëndësishëm i përmirësuar në këtë version të ri është shpejtësia, çka u jep besim të gjithëve se “Kokëkuqja” do të kthehet në elitën e Formula 1.

Drejtori sportiv, Frederic Vasseur, ishte entuziast për makinën e re teksa u shpreh se  për të nuk ka rëndësi se kush fiton, Leclerc apo Sainz, por e rëndësishme është të fitojë Ferrari.

“Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. Duhet të mbajmë premtimin e dhënë, për t’u shpallur kampionë. Këtu shoh se ka krenari e motivim për makinën e re. Të dy pilotët janë në të njëjtin linjë për ta fituar titullin.”

LeClerc dha përshtypjet e tij të para pasi testoi makinën e re e cila dominohet nga ngjyra e kuqe, ndërsa nuance e zezë është prezente në pjesën e përparme dhe anësore.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...