Formula 1

Ferrari “skuq” Singaporin, Mercedes mbetet jashtë podiumit

Ishte 26 gushti i vitit 2018, kur Sebastian Vettel fitonte për herë të fundit një garë të Formulës 1, sukses që e arriti sërish, pas më tepër se një vit, këtë herë duke triumfuar në Çmimin e Madh të Singaporit.

Piloti gjerman i Ferrarit u nis në vendin e tretë, pas Leclerc dhe Hamilton, por ia doli ta mbyll garën si kryesues falë strategjisë së skuadrës, por edhe prezencës së shpeshtë të makinës së sigurisë në pistë, ndërsa kjo ishte hera e pestë në karrierë, që Vettel triumfon në Singapor.

I zhgënjyer natyrisht piloti francez i Ferrarit, Charles Leclerc, që u nis i pari, por pa që strategjia e skuadrës të favorizonte Vettelin sot dhe u detyrua të kënaqej vetëm me vendin e dytë në një pistë ku kishte dominuar gjatë provave të lira dhe zyrtare.

Një garë për t’u harruar për skuadrën gjermane të Mercedes, që për herë të parë gjatë këtij sezoni, mbeti jashtë podiumit me dy pilotët e saj, Hamilton dhe Bottas, që u detyruan të kënaqen vetëm me vendin e katërt dhe të pestë.

Makina Red Bull e Max Verstappen u rendit në vendin e tretë sot, duke plotësuar podiumin bashkë me makinat Ferrari, ndërsa piloti tjetër i austriakëve, Albon e mbylli garën në vendin gjashtë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency