Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari zhgënjen në start, Bottas në majën e podiumit

Formula 1 ngriti siparin sot me Çmimin e Madh të Australisë, teksa në pistën e Melbournit, ishte piloti finlandez i Mercedesit, Valteri Bottas, ai që arriti të përfundojë i pari garën, duke u ngjitur në majën më të lartë të podiumit.

Finlandezi befasoi kampionin në fuqi të botës, Hamilton që në nisje dhe më pas menaxhoi mjaft mirë garën, duke marrë përveç pikëve të fitores, edhe shpërblimin për xhiron më të shpejtë të realizuar.

Vetëm vendi i dytë për shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, ndërsa podiumi u plotësua me pilotin e Red Bull, Max Verstappen, i cili bëri një garë mjaft të mirë në pistën e Melbournit.

Një nisje sezoni për t’u harruar për skuadrën Ferrari, me Sebastian Vettel që nuk shkoi përtej vendit të katërt, ndërsa shoku i tij, debutuesi Leclerc u rendit në vendin e pestë me urdhër të skuadrës, pasi mund të kishte parakaluar gjermanin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...