Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ferrero jep garanci për pagat: Tani të asfaltojmë Interin

Ferrero
Ferrero

Massimo Ferrero kthehet të flasë për Sampdorian dhe e bën këtë duke larguar njëherë e mirë kërcënimet për dënimin e gjenovezëve. Ish- presidenti i klubit dorian ka deklaruar se të gjithë futbollistët do të marrin pagat, pavarësisht vonesave.

“Nuk do të ketë dënim për Sampdorian, ta keni të qartë. Ka vonesë pagash, por jemi në kontakt me futbollistët dhe ata e dinë që do t’i marrin paratë e tyre. Unë kam paguar në mënyrë korrekte edhe në kohën e pandemisë”, u shpreh Ferrero.

Më pas presidenti, që është bërë shpesh protagonist me mënyrën simpatike si i përjeton ndeshjet, provoi të karikojë të tijtë në prag të sfidës me Interin.

“Tani pres që të hënën të asfaltojmë Interin. Unë besoj gjithmonë, pasi futbolli luhet 11 kundër 11 dhe në fund fiton skuadra që ha më shumë bar”, tha Ferrero.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...