Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ferrero nxjerr në shitje Sampdorian, Vialli president i ri?

Serie A mund të humbasë një nga presidentët e saj më karizmatikë që shquhet për deklratat e tij dhe ironitë e shfrenuara. Qyteti i Xhenoas është zgjuar mëngjesin e sotëm me një lajm vërtetë befasues pasi Massimo Ferrero po mendon të shesë 100 % të aksioneve të Sampdorias.Të mërkurën, presidenti i “çmendur” i Serisë A do të takohet në Londër më përfaqësuesit e një kompanie amerikane, të cilët përfaqësohen nga një ikonë e këtij klubi, Gianluca Vialli. Ky i fundit do të jetë pjesë e stafit drejtues të presidencës së re.Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, bisedimet kanë kohë që kryhen në fshehtësi dhe të mërkurën do të zhvillohet një takim zyrtar. Ferrero do të përfaqësohet në këtë takim nga avokati Romei, që është edhe krahu i tij i djathtë si dhe zv.presidenti i klubit dorian.

Ndërsa Gianluca Vialli, një ikonë e skuadrës së Sampdoria dhe futbollit italian, do të jetë në anën tjetër të tavolinës në këto bisedime.Vialli shoqërohet nga përfaqësuesit e një fondi amerikan, emri i të cilit mbetet ende enigmë. Mësohet se Ferrero nuk ka ndërmend të shesë skuadrën nën shifrën e 100 milionë eurove.Duket se presidenti më simpatik e karizmatik, por që konsiderohet edhe si më i çmenduri i Serisë A, do të dalë nga skena ashtu sikurse edhe hyri, krejt papritur.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...