Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Festa e Brojës kundër Tottenhamit, ekzalton edhe tifozët e Chelsea-t

Armando Broja shfryu duke festuar e rrahur gjoksin në momentin e shënimit të golit në portën e Tottenhamit. Sigurisht që ky çast ka lumturuar edhe tifozët e Chelsea-t, pasi panë të ndëshkohej rivali ndërqytetas, si dhe të realizonte një futbollist i talentuar, që është në pronësi të bluve të Londrës.

20-vjeçari shqiptar, një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm, nga vera e ardhshme mund të shkëlqejë në “Stamford Bridge”, për këtë arsye sa herë Broja shënon apo shfaq cilësitë e tij, ata fërkojnë duart.

Në fakt, Broja po zhvillon një sezon fantastik te shenjtorët, ku u huazua verën e kaluar nga Chelsea për të pasur minuta në këmbë. Deri tani ka shënuar 6 gola në Premier League, aq sa Ward-Prowse, e tashmë është shndërruar pikë referimi në sulm.

Tifozët e Chelsea-t, duke parë ecurinë e Brojës, janë shumë të lumtur, pasi janë të bindur që sezonin e ardhshëm do të kthehet në “Stamford Bridge”, për të shkëlqyer nën urdhrat e Thuchel.

Në reagimet e tyre në rrjetet sociale për golin e shënuar ndaj Tottenhamin, ata shkruajnë: “Broja, me atë festë, duket si lojtar i Chelsea-t. Ai është energjia e duhur për Chelsea-n.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...