Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Festa e derbit përfundon shpejt, Lautaros i grabitin restorantin e gruas

Festa e fitores së thellë në derbin ndaj Milanit, nuk ka zgjatur shumë për Lautaro Martinez, pasi restoranti në pronësi të bashkëshortes së tij në qendër të Milanos, është grabitur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Restoranti ‘Coraje’ është në pronësi të Agustina Gandolfos dhe pozicionohet në një nga zonat më të pasura të Milanos, praktikisht në qendër të qytetit, teksa policia ka nisur hetimin, duke marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Momentalisht bëhet me dije se grabitësit kanë qenë katër persona me kapuçë, që kanë hyrë brenda restorantit dhe kanë thyer kasën, duke marrë që aty një shifër prej rreth një mijë eurosh.

Lexoni edhe:

Policia ka gjetur edhe një derë të pasme të dëmtuar, nga e cila besohet se kanë hyrë dhe dalë grabitësit, teksa aktualisht po punohet për të gjetur gjurmë të tyre, në mënyrë që të identifikohen dhe vihen para drejtësisë.

Restoranti në pronësi të bashkëshortes së Lautaro Martinez, përveçse ka një klientelë VIP, është bërë shpesh destinacion festash për futbollistët e Interit, edhe për faktin që ndodhet në zemër të Milanos.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...