Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Festa për golin e fitores i kushton Artetës, Arsenali pa trajnerin në ndeshjen e radhës

Arsenal mori një fitore tejet të rëndësishme për vazhdimësinë në Premier League teksa mposhti në transfertë me shifrat 4-3, Luton. Goli i fitores për “The Gunners” erdhi vetëm në minutën e 97, me Declan Rice që u shndërrua në heroin e londinezëve.

Festa në radhët e Arsenal ishte e jashtëzakonshme teksa edhe trajneri Mikel Arteta nuk u pëmbajt duke u përfshirë nga emocionet. Tekniku spanjoll u fut në fushë dhe për këtë u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Barrot.

Lexo edhe:

Një karton që i kushton ndeshjen e radhës spanjollit që duke plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, detyrohet që sfidën e radhës të Arsenal në Premier League ndaj Aston Villas ta ndjekë nga tribuna. I pyetur pas takimit nëse ishte penduar për festën, Arteta theksoi se nuk mundi të përmbahej dhe se kartoni i verdhë ia vlejti.

“Nuk mund të qëndroja në stol pas atij momenti, thjesht nuk mund të përmbahesha. Nuk e kisha idenë se ku ndodhesha. Ishin emocione të pastra. Kartoni i verdhë? Nuk ka problem”, u shpreh Arteta.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...