Debutim sezonal me gol por më pas një tragjedi e vërtetë. Kjo i ka ndodhur mesfushorit të Haburgut, Nicolai Muller, i cili është rrëzuar nga Parajsa në Ferr brenda pak sekondave. Pas vetëm 8 minutave lojë, 29-vjeri i Hamburgut shënoi golin e vetëm të ndeshjes përballë Augsburgut. Një arsye e fortë për të festuar, por…ato momente u kthyen në mankth për të. I lumtur për golin e shënuar, ai vrapoi drejt flamurit të këndit për të festuar në një mënyrë të çuditshme. Një veprim akrobatik i pakoordinuar dhe sezoni tashmë duket i mbyllur për të. Dëmtim i rëndë në gju. Mesfushori do t’i nënshtrohet operacionit për të rikuperuar ligamentin e këputur dhe do t’i duhen rreth 7 muaj për t’u rikthyer në fushën e lojës. Lajm i keq për skuadrën e Mërgim Mavrajt pasi Muller është një nga lojtarët titullarë të formacionit dhe mungesa e tij mund të peshojë në fatet e sezonit të Haburgut.
