Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Festë dhe dhurata, FSHF dhe ShRFGj surprizojnë Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë

Në prag të festave të fundvitit, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit në Gjirokastër zhvilluan një aktivitet me Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e stadiumit “Butrinti” të Sarandës dhe përveç fëmijëve, edukatoreve, morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Sarandë dhe kryetari i SHRFGJ-së, Sadik Sadikaj.

SHRFGJ dhe FSHF kishin përgatitur disa dhurata për të vegjlit e Shtëpisë së Fëmijës, si edhe një koktej modest për ta bërë atmosferën sa më festive. Gjithashtu, në këtë aktivitet morën pjesë edhe disa futbollistë të vegjël nga ekipet e Sarandës së bashku me prindërit e tyre, ndërkohë që u zhvillua edhe një ndeshje simbolike mes ekipeve të moshave të Sarandës dhe fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve, duke krijuar kështu një atmosferë të shkëlqyer që futbolli di ta dhurojë.

Nga ana e tij, Kryetari i SHFGj-së, Sadik Sadikaj, premtoi mbështetje të vazhdueshme për Shtëpinë e Fëmijës Sarandë si nga shoqata ashtu edhe nga FSHF, dhe shikimin e mundësisë për t’i angazhuar fëmijët në ekipet e moshave të qytetit apo për krijimin e një ekipi të posaçëm të këtij institucioni dhe përfshirjen në kampionatet e moshave që organizon FSHF.

Përfaqësuesit e Bashkisë Sarandë dhe Shtëpisë së Fëmijës falënderuan FSHF-në dhe SHRFGJ-në për këtë iniciativë dhe ishin mjaft të kënaqur për nismën e shprehën dëshirën për të pasur aktivitete të ngjashme, teksa u shprehën të entuziazmuar për mundësinë e përfshirjes së fëmijëve edhe në ekipet e moshave. /fshf.org

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...