Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Festë dhe rekorde, Ancelotti dhe Benzema shkruajnë historinë

Real Madrid mposhti 2-0 Athletic Bilbao dhe fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 12-të në histori. Luka Modric dhe Karim Benzema shënuan golat e fitores për “Los Blancos”, të cilët po zhvillojnë një sezon fantastik me Carlo Ancelottin në stol.

Ky ishte trofeu i parë që fiton 62-vjeçari në aventurën e dytë si trajner i Realit dhe i pesti në total me klubin e famshëm spanjoll. Me suksesin e djeshëm në Arabinë Saudite, Ancelotti është kthyer në teknikun e parë italian që fiton Superkupën e Spanjës.

Rekord edhe për Karim Benzema, i cili po përjeton një rini të dytë tek ekipi ku luan prej vitit 2009. 34-vjeçari realizoi golin e 24-t sezonal, fitoi trofeun numër 19 me Realin dhe të 28-in në karrierë, duke u bërë lojtari francez me më shumë kupa të fituara në histori.

Jo vetëm kaq pasi me golin ndaj skuadrës baske, Benzema është ngjitur në kuotën e pesë realizimeve në Superkupën e Spanjës, duke qenë golashënuesi i katërt më i mirë në histori. Vendin e parë e mban Leo Messi me 14 gola në duelet finale të këtij kompeticioni.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...