Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

Festë e çmendur në Villa Park, një gol në fund çon Aston Villan në finale!

Aston Villa është finalistja e parë e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra nga Birninghemi mposhti 2-1 në gjysmëfinalen e kthimit Leicester City falë një goli në fund të egjiptianit Trezeguet dhe arriti të siguronte biletën e finales në Carabao Cup. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe falë këtij sukses Aston Villa kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 3-2. Në Villa Park, Targett i dha avantazhin shumë shpejt skuadrës vendase, por Leicester barazoi në minutën e 72-të me Iheanachon. Atëherë kur ndeshje po i drejtohej shtesave Trezeguet shënoi golin e kualifikimit për Aston Villën që u rikthye në finalen e Kupës së Ligës aty ku mungonte që nga viti 2009. Në fund tifozët pushtuan fushën për të festuar me idhujt e tyre kualifikimin për herë të 9-të të Aston Villas në finalen e Kupës së Ligës, aty ku me siguri skuadra e trajnerit Dean Smith do të përballet me Manchester City-n.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...