Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Festë e “zbehur” te PSG, Mbappe luan ndeshjen e fundit në Paris

Paris Saint-Germain është bërë gati për festën e titullit të 12-të në histori, teksa këtë të dielë, në orën 21:00 do të pres Toulouse në “Parc des Princes”.

Një festë e cila mund të kushtëzohet disi, jo vetëm për eliminimin në gjysmëfinalen e Champions League, por edhe për faktin se Kylian Mbappe do të luaj ndeshjen e fundit në Paris, pasi sulmuesi francez lajmëroi publikisht këtë të premte se në fund të sezonit do të mbyll aventurën me parizienët.

Lexo edhe:

Mbappe u bashkua me PSG në verën e vitit 2017, me klubin që 12 muaj më pas depozitoi 180 milionë euro në arkat e Monaco dhe deri më tani, Kylian ka zhvilluar 306 ndeshje dhe ka shënuar 255 gola në shtatë vite, kohë kjo që ka mjaftuar për të vendosur shumë rekorde dhe për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit parizienë.

Ky është trofeu i 14 trofe për Mbappe, titulli i gjashtë në Ligue 1, ndërsa mund ta pasurojë akoma edhe më shumë CV e tij, pasi në fund të këtij muaji, më 25 Maj do të luaj edhe finalen e Kupës së Francës përballë Lyon-it.

Tani, ne 3 ndeshje të mbetur, kjo do të jetë e fundit në Paris si lojtar i PSG-së, teksa e ardhmja e tij mbetet vetëm problem i Mbappe-s, sepse te parizienët problem kryesor është pasuesi i Kylian.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...