Argjentina u rikthye në fushë pas triumfit në Kupën e Botës në Katar 2022. Kombëtarja albiceleste zhvilloi një ndeshje miqësore përballë Panamasë, që ishte një festë për triumfin në Botëror.
Atmosfera ishte fantastike në stadiumin “Monumental” mes 83 mijë të pranishmëve. Lojtarët dhe tifozët, përpara startit të ndeshjes rikujtuan edhe një herë momentin magjik të triumfit në Katar, i treti në histori për latinët.
Për sa i përket sfidës, golat u realizuan në pjesën e dytë, me protagonist kryesor shtatë herë fituesin e Topit të Artë: Lionel Messin. Kapiteni ishte shumë pranë për të realizuar një kryevepër nga një goditje dënimi, por topi u ndal në tranversë, me Thiago Almadan (78′) që e pati të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
Megjithatë punën e lënë përgjysmë, ylli argjentinas e kompletoi një minutë përpara fundit të ndeshjes. Sërish nga një goditje dënimi, Messi realizoi një gol spektakolar për të vulosur fitoren e parë për vitin 2023 me kombëtaren.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
35 vjeçari, me golin e shënuar arriti shifrën e 800 golave në karrierën e tij si profesionist. Messi bëhet lojtari i dytë që e ka arritur këtë shifër pas Cristiano Ronaldos.
