Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Festë në dy kryeqytete dhe Therandë, pesë skuadra shqiptare fituan trofe

Tirana fitoi titullin e 26-të në histori. Bardheblutë e Orges Shehit dominuan sezonin 2021/2022 në Abissne Superiore prej fillimit deri në fund, duke e merituar fitimin e kampionatit. Laçi u shpall nënkampion për herë të parë në histori, ndërsa podi u kompletua nga Partizani.

 

Kupën e Shqipërisë e fitoi Vllaznia, për herë të dytë radhazi. Kuqeblutë mposhtën 2-1 Laçin në “Air Albania”, duke dërguar trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar për të tetën herë në Shkodër.

 

Finalja e Superkupës i buzëqeshi Tiranës. Kampionët triumfuan 3-2 ndaj Vllaznisë më 7 dhjetor. Rekordmenët e futbollit shqiptar bënë të tyrin trofeun për herë të 12-të në histori.

Në Kosovë ishte radha e Ballkanit për të shijuar një titull historik dhe të paharrueshëm. Skuadra e Ilir Dajës, që shkroi historinë edhe në Europë gjatë verës, solli trofeun më të rëndësishëm të futbollit dardan për herë të parë në Therandë.

 

Në Kupë festoi Llapi për herë të dytë radhazi. Ekipi nga Podujeva fitoi 2-1 finalen ndaj Dritës dhe siguroi një biletë europiane në Conference League.

Një ekip shqiptar u shpall kampion edhe në Maqedoninë e Veriut. Shkupi zhvilloi një sezon fantastik dhe fitoi titullin pas 21 vitesh, i katërti në historinë e klubit nga Çairi.

 

Në pesë sezonet e fundit në Maqedoninë e Veriut, katër herë titulli është fituar nga skuadra shqiptare: Shkëndija (2018,2019, 2021) dhe Shkupi (2022), ndërkohë që këtë sezon kryeson Struga.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...