Sassuolo i dha fund serisë negative prej tri humbjeve radhazi, teksa fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Torinos. Një sukses aspak i thjeshtë për ekipin e drejtuar nga De Zerbi, që shkaktoi një autogol që në minutën e 20-të me Locatellin.
Vendësit pas këtij momenti disi shokues nuk u dorëzuan, përkundrazi, gjetën forca për të përmbysur situatën në favorin e tyre. Boga e më pas Berardi kthyen entuziazmin në “Mapei Stadium”, por edhe bindjen për arritjen e objektivit kryesor, qëndrimin në Serinë A.
Ndërkohë për Torinon kjo ishte humbja e 9-të sezonale, që erdhi pas dy sukseseve radhazi me Bolognan dhe Romën.