Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Dytë

Festë në Tropojë, Valbona shpallet ekipi fitues i Grupit A

Valbona është shpallur ditën e sotme skuadra kampione e Kategorisë së Dytë për Grupin A.

Falë këtij suksesi, ekipi tropojan do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shpallet ekipi kampion i Grupit B.

Pasi të dyja skuadrat kampione do të përballen së bashku për titullin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.

Ekipi i Valbonës ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin A, ku deri në fund ishte në garë për vendin e parë me skuadrën e Besëlidhjes.

Lexo edhe: 

Dhe vetëm fitorja e ditës së sotme ndaj Murlanit me rezultatin 5-1 e shpalli kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin A.

Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit A. Që u dorëzua nga Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të vendoset se kush do të fitojë edhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B.

Pogradeci kryesues do të përballet me Turbinën, ndërsa AF Luftëtari, që është vetëm një pikë larg vendit të parë, do të luajë në transfertë me skuadrën e Butrintit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...