Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Festë për mesfushorin e kombëtares, sezonin e ardhshëm luan në elitën e Francës

Mbrëmja e së shtunës ka dhuruar festë për Qazim Laçin dhe skuadrën e tij, Ajaccio. Këta të fundit siguruan ngjitjen në Ligue 1, në ndeshjen e fundit të sezonit teksa mposhtën me rezultatin 1-0 kryesuesit e kampionatit, Toulouse.

Falë këtij trepikëshi, Ajaccio siguroi vendin e dytë të klasifikimit dhe sezonin tjetër do të sfidojë gjigantët e elitës si PSG, Lyon, Marseille apo Monaco. Në sfidën ndaj, Toulouse, mesfushori i kombëtares ishte titullar për 90 minuta, ndërsa në këtë sezon 26-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët thelbësorë të skuadrës franceze.

Mesfushori numëron 34 ndeshje në këtë sezon ndërsa ka shënuar edhe tre gola e ka dhuruar një asist për shokët e ekipit. Ndërkohë, ngjitja në Ligue 1 është një arritje e madhe edhe për karrierën personale të Qazim Laçit, i cili kurrë më parë nuk kishte mbërritur në një nivel të tillë ndërsa tashmë do të ketë një vëmendje ekstra në paraqitjet e tij.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...