Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Festimi i çmendur pas fitores, Lampard thyen dorën: S’e mbaj mend ku u lëndova

Everton siguroi një fitore plot vuajtje përballë Newcastle. Skuadra nga Liverpuli fitoi 1-0 falë golit të nigerianit Iwobi në minutën e nëntë shtesë. Tre pikë jetike për Evertonin, që luajti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të brazilianit Allan (83’).

Djemtë e Frank Lampard po luftojnë për të qëndruar në elitën e futbollit anglez, dhe për momentin ndodhen 3 pikë mbi zonën e ftohtë. Trajneri anglez e festoi gjatë triumfin ndaj “Qymyrxhinjve”, madje theu edhe dorën pas golit të fitores.

Kam thyer dorën gjatë festimeve. Kockat e mia duhet të jenë goxha të buta, por nuk e mbaj mend kur u lëndova. Ishte një natë e mrekullueshme dhe ne kemi nevojë për këto netë. Lojtarët po ringrihen falë shpirtit dhe bashkimit me njëri-tjetrin.

Doja që të përfitonim nga atmosfera që u krijua në stadium. Tifozët e Evertonit donin të shihnin pasionin tonë në ndeshje dhe ne e treguam atë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri 43-vjeçar.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...