Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Festival golash në Kurbin, Laçi mposht Teutën me përmbysje

Laçi kalon edhe pengesën Teuta, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në Superiore. Bardhezinjtë mposhtën 4-3 bregdetarët e Edi Martinit në Kurbin, sfidë që prodhoi emocione të shumta.

Ndeshja nisi shumë mirë për Teutën, që kaloi në avantazh të dyfishtë falë golave të Lorenco Vilës (12’) dhe Sherif Kallakut me penallti (16’). Djemtë e Gentian Mezanit reaguan dhe rikthyen baraspeshën brenda pak minutave.

Adeleke Akinyemi (22′) shkurtoi diferencën pas asistit të Michel Babatundes, ndërkohë që ky i fundit barazoi rezultatin dy minuta më vonë me një goditje të bukur, duke gjetur golin e parë në Superiore me Laçin.

Traversa i mohoi golin Isi Manellarit (50’), por goli i tretë për Laçin nuk vonoi. Serxho Ujka kompletoi përmbysjen e vendasve në minutën e 68’, ndërkohë që Adeleke Akinyemi realizoi golin e dytë personal katër minuta më vonë.

Ildi Gruda shkurtoi rezultatin në minutën e fundit, por vetëm kaq. Në fund pati festë kurbinase, me bardhezinjtë që janë ngjitur në kuotën e 26 pikëve. Ndërkohë, Teuta regjistroi disfatën e parë për vitin 2023 dhe mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...