Barcelona mund të kërkojë të rikthimin e Pierre-Emerick Aubameyang në merkaton e verës nëse kushtet e kërkuara financiare të Chelsea-t do të jenë të përballueshme.
Aubameyang nënshkroi me Chelsea-n në ditën e fundit të merkatos së dimrit 2022, por po kalon një periudhë të pasuksesshme. Sulmuesi ishte i emocionuar për mundësinë e ribashkimit me Thomas Tuchelin, i cili e kishte pasur nën urdhrat e tij te Dortmundi, por gjashtë ditë më vonë ai u shkarkua nga pronari i bluve, Todd Boehly.
Lexo edhe:
- Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen në Superligën Turke
- Momente gazmore/ Sylvinho s’i kursehet Abrashit, “hakmerret” Cikalleshi (VIDEO)
- Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”, prezanton të dashurën e re (FOTO)
- Ancelotti joshet nga Brazili, Reali gjen pasuesin në shtëpi
Sulmuesi 33-vjeçar që atëherë ka pasur shumë probleme dhe nuk është aktivizuar rregullisht nga trajneri Graham Potter.
Sipas Mundo Deportivo, Barça do të jetë e interesuar për rikthimin e tij nëse Chelsea pranon për një çmim të përballueshëm dhe nëse kërkesat financiare nuk do t’i ketë të larta.
Kjo hipotezë u forcua pasi Aubameyang u pa të dielën duke festuar me ish-shokët e tij, pasi Barça mposhti Realin e Madridit (2-1).
