Kupa e Italise

Festojnë Strakosha dhe Tare, Lazio “thyen” Atalantën dhe fiton Kupën e Italisë!

Derbin e shqiptarëve në Kupën e Italisë e fitojnë Thomas Strakosha, Valon Berisha, Riza Durmishi dhe Igli Tare. Lazio mposhti 2-0 në stadiumin Olimpico të Romës, Atalantën duke fituar për herë të 7-të në histori këtë kompeticion dhe për herë të parë pas 6 vitesh. Trofeu i dytë për Simone Inzaghin dhe Thomas Strakoshën me bardhekaltrit pas Superkupës së Italisë në vitin 2017. Për Atalantën pritja e gjatë për të fituar sërish një trofe do të vazhdojë, pasi dëshira, loja e mirë dhe kontrolli më i madh i topit nuk mjaftuan në këtë finale me Lazion që u tregua më pragmatiste dhe falë edhe eksperiencës më të madhe realizoi dy gola në 10 minutat e fundit nga Milinkovic-Savic dhe Joaquin Correa, por kishte edhe fatin me vete pasi bergamaskët u ndalën dy herë nga shtylla kur rrjetat ishin të paprekura. Lazio siguroi gjithashtu jo vetëm trofeun e Kupës së Italisë por edhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League për sezonin e ardhshëm.

Përsa i përket shqiptarëve Gjimshiti dhe Strakosha ishin titullarë, Etrit Berisha dhe Riza Durmishi e ndoqën ndeshjen nga stoli, ndërsa Valon Berisha i dëmtuar nga tribuna. Paraqitje super pozitive ajo e Strakoshës që nuk pësoi ndërsa një ndeshje të mirë bëri edhe qëndërmbrojtësi kuqezi me Atalantën. Me këtë sukses të Lazios rriten kuotat e Inzaghit për të qëndruar në krye të skuadrës bardhekaltër edhe sezonin e ardhshëm ndërkohë që vendi i 7-të në Serie A, nuk të çon më në Europë kështu që për t’u kualifikuar minimalisht në turin e dytë eliminator të Europa League duhet të arrihet vendi i 6-të. Festë e jashtëzakonshme pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Luca Banti nga ana e lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë lacialë që ishin në shkallët e stadiumit Olimpico. Me triumfin e 7-të në Kupën e Italisë, Lazio do të jetë skuadra që do të sfidojë Juventusin për trofeun e Superkupës së Italisë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency