Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Gladbahu “bie” në shtesë ndaj Kolnit, Dortmundi barazon pa Aubameyang

Kolni e mbylli dhe e nisi vitin më fitore. Vendasit arritën të korrnin sukses në sekondat e fundit të takimit, duke mposhtur 2-1 Borussiam e Moenchengladbahut. Kolni e nisi mirë përballjen, teksa gjeti golin e avantazhit në minutën e 34-t me anë të Sorensen. Pas këtij momenti miqtë tentuan të reagonin, por të zotët e shtëpisë ia dolën të ruanin portën e tyre. Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi me ritme të larta. Raste dhe mundësi nga të dy krahët. Në të 69-ën, Gladbahu gjeti golin e barazimit me Raffael. Minutat në vazhdim ofrojnë një duel të hapur dhe kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit, në minutën e 6-të shtesë, Terodde çon në festë të tijtë. Tri pikë të arta për Kolnin, që mban gjallë shpresat për mbijetesë, ndërkohë Gladbahu mbetet në zonën europiane, duke mbajtur vendin e 6-të me 28 pikë.

Në “Signal Iduna Park” Borussia e Dortmundit zhgënjeu përballë Wolfsburgut, që mundi të rrëmbente një pikë me shumë vlerë në një fushë të vështirë. 90 minutat e kësaj sfide përfunduan me rrjeta të paprekura, por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Aubameyang te verdhezinjtë për arsye disiplinore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...