Argjentina triumfoi në Kupën e Botës në Katar për herë të tretë në historinë e saj teksa Lionel Messi me shokë shijuan trofeun që e ëndërronin dhe e ndiqnin prej vitesh. Në fakt, rrugëtimi i kombëtares “Albiceleste” nisi jo në mënyrën e duhur pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite.
Megjithatë, të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni gjetën forcën për t’u ringritur ndërsa sulmuesi Alejandro Gomez thekson së fundmi se pas eliminimit të Brazilit, besimi se mund të ishin ata Kampionët e Botës u shtua.
“Para se të luanim me Holandën, e gjithë skuadra u ul dhe ndoqi penalltitë në ndeshjen mes Brazilit dhe Kroacisë. Mes njëri-tjetrit ishim të sigurt se nëse Brazili eliminohej, ne do të ishim kampionë. Kur në fund u kualifikua Kroacia nisën të festonim dhe dukej sikur kishim fituar edhe ne.
Por, dua t’ju garantoj se sapo shkelëm në Katar e kishim sigurinë se do të shpalleshim Kampionë të Botës. Nuk e di pse por më dukej se ishte e qartë nga të gjithë se ne do të ishim kampionë”, u shpreh Gomez.
