Pas triumfit në kampionatin holandez, skuadra e Feyenoordit ka zyrtarizuar divorcin me plot 6 futbollistë, të cilët do të largohen nga Roterdami për arsye të ndryshme.
Kështu Oussama Idrissi dhe Jacob Rasmussen ishin në huazim në klubin holandez dhe do të kthehen në skuadrat që kanë pronësinë e kartonit të tyre, përkatësisht Sevilla dhe Fiorentina.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- Pas Leaos, një tjetër rinovim me rëndësi në “shtëpinë” e Milanit
- Nis “fshesa” e Pochetinos te Chelsea, 15 lojtarë në listë për t’u larguar
Situatë e njëjtë edhe për Tein Troost, që do të rikthehet ne NAC Breda, ndërsa Ofir Marciano, Timon Wellenreuther dhe Sebastian Szymański nuk kanë pranuar të zgjatin bashkëpunimin me klubin holandez.
