Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Feyenoordi përmbys Volendamin, ruan kreun e Eredivisies

Feyenoordi konfirmohet edhe një herë tjetër si forcë e parë në Eredivisie. Roterdamasit marshojnë përpara drejt objektivit të titullit kampion, teksa fituan me përmbysje ndaj Volendamit me rezultatin 2-1.

Ekipi i Arne Slot vuajti në pjesën e parë ndërsa u ndëshkua që në minutën e 12′  ku Van Mieghem realizoi një gol të bukur me anë të një kundërsulmi të shpejtë.

Feyenoordi nuk kishte rrezikshmërinë e duhur në fraksionin hapës teksa nuk regjistroi asnjë goditje në kuadrat, por shfaqi një fytyrë krejt ndryshe në pjesën e dytë.

Roterdamasit u shpërbylen për fillimin e vrullshëm të pjesës së dytë me golin e Santiago Gimenez në minutën e 52′, me sulmuesin meksikan që shfrytëzoi në maksimum asistin e Geertruida dhe me një finalizim instiktiv mposhti portierin Stankovic.

LEXO EDHE:

Feyenoordi vijoi të dominonte në aspektin e mbajtjes së topit dhe krijimit të rasteve dhe goli i dytë erdhi pas një autogoli të shkaktuar nga mbrojtësi Mirani.

Holandezi ishte i pafat në tentativën për të larguar topin e goditur nga Gimenez teksa e dërgoi në portën e tij dhe nxorri jashtë loje dhe portierin Stankovic.

Feyenoordi administroi epërsinë deri në vërshëllimën finale dhe mori tri pikë të arta që e mbajnë në vendin e parë me 58 pikë, tri pikë më shumë se ndjekësit e Ajax.

Ndërkohë që Volendam që drejtohet nga legjenda holandeze e futbollit Wim Jonk, mund të largohet me kokën lart nga Roterdami pas një paraqitjeje solide në mbrojtje dhe mbeten në vendin e 14-të me 23 pikë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...