Feyenordi vazhdon të shfaqë probleme të mëdha në këtë sezon, teksa këtë herë skuadra nga Roterdami nuk mundi dot të shkonte më shumë se një barazim 1-1 kundër Heracles.
Një ndeshje që nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, të cilët në min e 14’ kaluan në epërsi, falë një supergoli nga ana e Toornstra. Pas këtij momenti dominimi ishte sërish i vendasve, por gjithsesi nuk arritën dot të krijonin raste të pastra shënimi.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Heracles, që dukshëm shtoi presionin, duke krijuar një mori rastesh, por shpesh me fatin kundër dhe për meritë të portierit kundërshtar Vermer nuk po e gjente dot rrjetën. Gjithsesi, festa e miqve do të vinte në minutën e 63’, me Kimourtzouglu që riktheu ekuilibrat. Përpjekjet e Feyenoordit për të marrë fitoren nuk munguan, por dëshira e vendasve nuk rezultoi e mjaftueshme, duke mbyllur një tjetër javë në Eredivisie pa fitore.
Rezultatet:
Zwolle – Den Haag 3-1
FC Emmen – Sittard 2-1
Groningen – Sparta Rotterdam 2-0
Feyenoord – Heracles 1-1
