Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FFK del me deklaratë zyrtare, u tërheq “veshin” Prishtinës dhe Gjilanit!

Federata e Futbollit e Kosovës del me një deklaratë zyrtare ku shprehet se ka pranuar me shqetësim raportimet e mediave se disa prej klubeve të IPKO Superligës i kanë thyer rregullat e institucioneve, duke filluar me grumbullime dhe stërvitje në ekip, në periudhën kur një gjë e tillë është e palejueshme si pasojë e pandemisë Covid-19.

FFK konsideron se ky veprim i klubeve është i pamatur, joprofesional dhe i rrezikshëm për futbollistët dhe popullatën e gjerë.

“Edhe një herë ju bëjmë me dije se FFK është duke punuar pareshtur së bashku me institucionet shëndetësore dhe autoritetet e shtetit që të gjejnë mundësitë për rifillimin e aktivitetit, me masa të shtuara mbrojtëse për shëndetin e futbollistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje dhe në ndeshje të futbollit”, thuhet në reagimin e FFK-së.

FFK thotë se “duke pasur parasysh që ende nuk ka vendim as për datën e fillimit të stërvitjeve në grupe dhe as nëse do të vazhdojë apo jo kampionati e vlerësojmë të pakuptimtë veprimin e disa klubeve që kanë shtyrë futbollistët që të mbajnë stërvitje ekipore”.

Gjithashtu, FFK konsideron se një gjë e tillë e dëmton në masë të madhe përpjekjen e tyre që nëpërmjet një protokolli sanitar të marrin dritën e gjelbër nga autoritetet e shtetit për rifillimin e futbollit dhe për mbylljen e këtij kampionati në fushën e gjelbër.

“Kërkojmë urgjentisht nga të gjitha klubet që t’u përmbahen vendimeve të FFK-së dhe rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe t’i ndërpresin menjëherë grumbullimet e tilla, duke i udhëzuar futbollistët që formën e tyre ta mbajnë me stërvitje individuale. Në ditët e ardhshme do të kemi sërish takime me drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe po bëjmë çmos për rifillim sa më të shpejtë të futbollit, por gjithnjë duke e pasur si prioritet shëndetin e futbollistëve”, përfundon reagimi i FFK-së.

Ditën e enjte u raportua se skuadra e Prishtinës dhe ajo e Gjilanit kishin dalë në stërvitje edhe pse diçka e tillë në Kosovë nuk lejohet në Kosovë me FFK-në dhe qeverinë që nuk kanë marrë ende asnjë vendim për rifillimin e kampionatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...