Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FFK i drejtohet Kuvendit: Urgjentisht votoni amendamentin për sportin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës kërkon nga Kuvendi i Kosovës që sa më parë, në seancën e radhës, të votojë amendamentimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, i cili e mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizim, i cili është jetik për zhvillimin e sportit dhe në veçanti për futbollin.

Deklarata e KE-së:

Mosmiratimi i këtij Ligji në seancën paraprake ka zhgënjyer tej mase komunitetin sportiv dhe njerëzit që për shumë dekada kanë qenë afër sportit, e të cilët nuk kanë kursyer asgjë për ta mbajtur gjallë aktivitetin e klubeve.

Ne, si KE i FFK-së, i bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që në seancën e radhës të jenë në numër të mjaftueshëm dhe ta kalojnë amandamentimin e këtij ligji, ngase kjo do të ishte përkrahja e tyre më e madhe për sportin në këtë periudhë.

Në kohën kur sporti ynë po i radhit sukseset e njëpasnjëshme e kur futbolli është bërë ambasadori më i mirë i vendit në botë dhe sukseset e djemve tanë të Kombëtares po na bëjnë krenarë të gjithëve, është obligim i secilit prej nesh që të jemi të përgjegjshëm dhe të punojmë për ta përkrahur sa më shumë sportin.

Miratimi i këtij ligji i hap rrugë zhvillimit të futbollit dhe klubeve tona dhe njëherësh ua mundëson dhe i josh kompanitë e shumta që t’i përkrahin klubet e futbollit për zhvillim edhe më të hovshëm, por krijon mundësi edhe për përmirësim të infrastrukturës. FFK falënderon të gjithë deputetët që po i japin mbështetje këtij ligji dhe shpreson se në seancën e radhës amandamenti që mundëson harmonizimin e këtyre ligjeve do të kalojë me shumicë votash.

Sportistët tanë po e bëjnë punën e tyre me krenari e përgjegjësi në çdo arenë, tani mbetet radha e deputetëve që të dëshmojnë se janë përkrahës të njëmendtë të zhvillimit të sportit, duke e votuar Ligjin në fjalë.

Bashkë, drejt sukseseve të mëdha!

Me respekt, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, Agim Ademi, president!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...