Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

FFK i jep kohë, Gjilani në luftë me kohën për t’u organizuar për sezonin e ri

Gjilani ndodhet në një situatë të vështirë. Largimi i presidentit të klubit, Florim Zuka, bëri që të kishte një seri largimesh nga klubi. Në një situatë të tillë Federata e Futbollit të Kosovës u nxit të që shtynte ndeshjen e javës së parë mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit, për t’u dhënë kohë këtyre të fundit të organizohen.

SuperSport mëson se janë mbledhur disa biznesmenë nga Gjilani, në mënyrë që të shpëtojnë klubin. Nga e enjtja pritet që të ketë lëvizje të rëndësishme, teksa pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri si dhe do të nisë merkato, për të ndërtuar një ekip solid.

Sa i përket trajnerit, SuperSport mëson se po negociohet me tre emra të ndryshëm, dy prej të cilëve nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Gjithashtu pritet të shlyhet edhe një borxh prej 78 mijë eurosh, në mënyrë që të zhbllokohet merkatoja nga FIFA dhe të vijohet puna me afrimin e futbollistëve të rinj.

Lexo edhe:

Gjilani ishte pjesëmarrës në raundin e parë të Conference League, por u eliminua nga skuadra Progres Niederkorn dhe menjëherë pas sfidës së kthimit ekipi u shpërbë.

Megjithatë duket se premisat janë pozitive dhe Gjilani do të jetë në luftë me kohën, që në më pak se dy javë të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...